Këtë herë do të jetë e vështirë për të bindur shtypin botëror dhe njerëzit e shqetësuar, duke thënë se është vetëm një problem dehidratimi. Angela Merkel ka rënë përsëri pre e të dridhurave, e treta herë në dy javë. Kësaj here gjatë takimit me Kryeministrin e Finlandës, dhe në një moment veçanërisht të sikletshëm, kur notat muzikore po luanin himnin kombëtar dhe sytë e të gjithëve ishin drejtuar te kancelarja dhe miku i saj.

Kancelarja Angela Merkel është 64 vjeçe dhe sipas stafit të saj, ajo ka shëndet të shkëlqyeshëm. Sipas burimeve qeveritare të cituara nga agjencia Reuters, drishjet janë një problem psikologjik. Problemet shëndetsore të Merkel vijnë në një kohë kur ekonomia gjermane duket se është ngadalësuar dhe koalicioni qeveritar po tregon shenja të paqëndrueshmërisë