Gjarpërinj të gjetur në zyrën e tij, kanë detyruar presidentin e Libisë, George Weah, të punojë nga banesa e tij private, shkruan BBC.

Sekretari i Shtypit Smith Toby i tha BBC të mërkurën se u gjetën dy gjarpërinj të zinj në ndërtesën e ministrisë së punëve të jashtme, vendi i zyrës së presidentit.

“Është vetëm për t’u siguruar që gjërat zvarritëse dhe rrëshqanorët të dalin nga ndërtesa. Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa ata bëjnë tymosje”, tha ai.

“Gjarprinjtë nuk u vr.anë kurrë. Kishte një vrimë të vogël diku [nëpër të cilën] ata u kthyen prapa”, shtoi Toby.