Një 42-vjeçare vr.au aksidentalisht veten, pasi gëlltiti një qese me ko.kainë, ndërkohë që priste për të marrë avionin për në Dubai, ku jetonte.

Nëna e tre fëmijëve, Victoria Buchanan, po pinte një gotë shampanjë kur kontrolloi valixhen dhe kuptoi që kishte ende shumë ko.kainë me vete. Me shpresën që do të arrinte ta kalonte dhe ta merrte në shtëpi, ajo e gëlltiti.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, 42-vjeçarja kishte blerë një qese me ko.kainë, me vlerë 200 paund teksa ndodhej në Britani për të vizituar familjen, sëbashku me bashkëshortin e saj Mark.

Victorias i kishte mbetur edhe një sasi ko.kaine me vlerë 60 paund, të cilën ajo vendosi ta gëlltiste. Por vetëm disa minuta pasi e gëlltiti ajo ra përtokë, pasi qesja iu hap në stomak.

Eksperti mjeko-ligjor i cili zbuloi shkakun që e çoi gruan drejt vde.kjes, në raportin e tij tha: Pyetja ime është, çfarë i tha mendja?/tvklan.al