Një stuhi breshëri përfshiu pjesën juglindore të Gjermanisë, rajonin e Bavarisë të hënën në mbrëmje duke shkaktuar edhe dëme.

Shumë qytetarë dëshmitarë të asaj stuhie postuan në rrjete sociale video por dhe foto të breshërit, madhësia e të cilit ishte deri në një top golfi.

“Nuk ra fare shi” tha një dëshmitare për Euronews.

“Nisi menjëherë breshëri. Në fillim të gjithë që ishin në bordin e anijes u entuziazmuan por më pas u shqetësuan” vijon ajo.

Breshëri dëmtoi dhe xhamat e makinave.

Breshëri i madh ka përfshirë në mënyrë të veçantë zonën e Mynihut ku intensiteti dhe madhësia e breshrit ka qenë pothuajse sa një kajsi.

Si pasojë shumë persona janë plagosur dhe shumë makina, çati shtëpish janë dëmtuar rëndë.

Ndërsa në Berlin janë ndarë në rrjetet sociale video që tregojnë rrufe të mëdha në qiell.