Një studim ka zbuluar se faktikisht vetëm gjysma e miqësive tona janë po aq të dyanshme sa ne mendojmë. Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën ‘PLOS One’, u ka kërkuar pjesëmarrësve t’i vlerësojnë njerëzit me notat nga 0 deri në 5 – ku 0 ka nënkuptuar “Nuk e njoh këtë person”, ndërkaq 5 ka nënkuptuar “Ky person është shoku/shoqja e ngushtë”.

Pjesëmarrësve u është kërkuar edhe të vlerësojnë se çfarë note besojnë që miqtë e tyre do t’ua kishin dhënë atyre. E pikërisht këtu gjërat komplikohen. Siç edhe është kuptuar, vetëm 53% e njerëzve kanë pasur vlerësime reciproke me miqtë e tyre.

Pra, nëse dikush e ka vlerësuar dikë si shok/shoqe të ngushtë, në shumë raste nuk është vlerësuar si shoku/shoqja e ngushtë e atij personi. Edhe në një studim tjetër, ku adoleshentëve u ishte kërkuar t’i dominojnë 10 shokët më të mirë të shkollës, rezultatet kishin treguar se vetëm 64% e këtyre lidhjeve janë reciproke.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here