Në Shqipëri ka nga ata që duan ta lexojnë fatin përmes filxhanit të kafesë, letrave apo leximit të dorës. Por ka edhe nga ata që pretendojnë që komunikojnë me perënditë dhe thonë se janë shërues. Veç tyre janë edhe astrologët që edhe pse jemi në një rrëmuje politike, thonë se në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale të qershorit.

E tillë është astrologia Meri Shehu, që për ‘Exlusive’ në Top Channel shprehet se data e zgjedhjeve është 30 qershori. E saktë apo jo, do të na duhet të presim edhe 3 muaj!