Ditën e djeshme Marina Vjollca u përball me një komentuese që mendonte se bukuria e saj është falë operacioneve plastike. Moderatorja shqiptare iu përgjigj dje një ndjekëseje që i kishte komentuar në njërën nga fotot në Instagram. “Bukuri me operacione plastike!”, i shkruante ajo ndërsa Marina ia ktheu: “Akoma me kështu komentesh”!

Dukej sikur moderatorja ishte lodhur duke u dhënë shpjegime fansave në lidhje me këtë çështje, por sot ajo u kujdes të tregojë bukurinë e saj natyrale që në pikë të mëngjesit. Marina ka publikuar një foto ku shfaqet e sapo zgjuar nga gjumi, me pizhame.

“Nise mëngjesin me një buzëqeshje!” shkruan bukuroshja e ekranit e cila ka ekspozuar gjoksin në foton e mëngjesit. Nuk e dimë, a u bindët tani për bukurinë natyrale të Marinës apo doni akoma?