Një lajm i hidhur vjen nga Durresi, ku nje 14 vjeçare i ka dhënë fund jetës në fshatin Rrashbull.

Mësohet se shtetësja me iniciale M.H është vetehelmuar me fostoksinë dhe menjëherë pas ngjarjes është transportuar në Spitalin Toksikologjik në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vet’helmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë, ka humbur jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.