Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, duke gjetur vde kjen e menjëhershme. Burrë e grua janë gjetur të pa jete në rrugë, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, nga patrulla e policisë. Po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe identifikimin e dy të moshuarve

NJOFTIMI

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish, të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.