Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke ndarë momente të ndryshme nga puna e përditshmëria.

Mirëpo, teksa ka ndarë me ndjekësit një video nga performanca në skenë, një ndjekëse e ka quajtur Aurelën plakë.

“Plakat në sulm”, i shkruan ajo për postimin në Instastory.

Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Aurelës, e cila e ka publikuar bisedën me ndjekësen në Instastory dhe krahas saj shkruan:

“Në këtë rast, ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë, ju dërgoj shumë dashuri.”, janë fjalët e Aurelës të shoqëruar me emojin e gishtave të mesit.

“Kiss my fucking hot ass. Apo e do shqip? Më puth bythën time labe.”, ka përfunduar këngëtarja e revoltuar.