“Parlamenti është i ligjshëm, jo qeveri tranzitore”, kështu u shprehën njëzëri anëtarët e delegaciot të PE në Tiranë.

Kreu i delegacionit Kelam theksoi se parlamenti është legjitim, pasi sipas tij zgjedhjet e 2017-ës ishin të rregullta, pasi u vëzhguan nga BE. Gjithashtu, PE hodhi poshte edhe idene e PD LSI per qeveri tranzitore, natyrisht duke denuar dhunen e protestave te opozites:

Fleckenstein: Nëse të gjitha palët do të dëshironin ne do i mbështesni. Megjithatë mos na e transferoni neve këtë problem. Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmejtësim dhe tani është puna juaj, për të gjetur gjithë dhe të ngriheni mbi interesat partiakë. Ne e dimë që mbi 90% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE. Kjo është mënyra se si duhet ta kuptojnë liderët tuaj, të bashkohen.

“Ne të gjithë, mbajmë në mendje datën 19 qershor kur do të merret vendimi në Bruksel Reforma dhe Vettingu po vazhdojnë. Këto janë ato që ka kërkuar këshilli për të dhënë një përfundim pozitiv. Në bëjmë thirrje të mbahen parasysh këto progrese.

Kur unë kam ardhur në fillim ka qenë një bojkot nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga atëherë. Bojkoti nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet. Ata duhet të shkojnë në parlament. Ata duhet të kryejnë diskutime në kuvend dhe jo protesta në rrugë. Dje patëm disa shkëmbime me disa ish-deputetë. Zoti Basha foli me ne. Ne i bëmë të qartë se i kuptojmë nga njëra amë se ne i kuptojme problemet e tij por bojkoti nuk i zgjidh ato. U zhgënjeva nga kryetarja e LSI. Ajo tha se e kanë marrë vendimin e tyre dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë nuk është problemi i tyre.

Kelam: Ne e kemi diskutaur këtë ide. Mendimi im është që Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Ju keni një qeveri ligjitme dhe mendoj se ërqëndrimi idesë për një qeveri kalimtare do të dnë,ktonte përqëndrimin për hapjenen negociatave. Kjo është puna juaj.

“Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione. Bojkotimi i Kuvendit, në vetvete përbën një sinjal shumë të keqe, cënon besueshmërinë e kombit dhe të shtetit. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Kuvendit do të ishte gjëja e duhur për tu bërë. Nuk mund të gjesh dot një arsye, një pretendim për të penguar anëtarësimin, nga interesa partiake”, theksoi ai.

Për protestat Kelam tha se është absolutisht kundër dhunës, si një mënyrë jo demokratike për zgjidhjen e problemeve, e po ashtu kundër nxitësve politikë të dhunës.

“Shoqëria duhet të ushtrojë presion në mënyrë që ata të bashkohen me njëri-tjetrin”, theksoi ai.

“Kemi ardhur këtu në atomosferën e shpresë. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të hapë negociatat. Ky është një objektiv i rëndësishëm. Të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda BE. Nuk duhet të ketë asnjë mosmarrëveshje për shkak të problemeve kombëtare. Ne na intereson po aq sa juve që të bëheni pjesë e BE-së. Ju keni bërë progres në shumë fusha. vëmendja jonë shkon në reformën në drejtësi dhe vettingun. E rëndësishme është dhe pjesa e zbatimit. Për të qenë të gatshëm për të nisur negociatat nevojitet bashkëpunimi i brendshëm. Sinjali më i keq që jep vendi juaj është se ka ndasi politike. Ne dimë shumë raste kur kombe edhe më të vogla janë bërë pjesë e BE. Ajo që është e rëndësishme është se duhen kaluar ndasitë politike. Nëse Shqipëria është demokraci dhe nëse zgjedhjet janë mbajtur dhe nëse ato janë pronuar është e rëndësishme të aderojmë në institucionet politike. Bojkotimi i parlamentit nuk është gjëja e duhur për t’u bërë. I bëjmë thirrje partive politike të bëjnë presion mbi partitë e tjera për bashkëpunim. Demonstratat dhe protestat qe kanë ndodhur, nuk duhet të kthehen në tubime të dhunshme. Kjo është kundër stabilitetit të vendit

Pasi jemi takuar me shumë përfaqësues të shoqërisë civile përfundimi është se Shqipëria ka nevojë për shumë më tepër hapësirë, dhe organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë akses në vendimmarrje. Arsimi i lartë për të rinjtë është dhënia e aftësisë për të shmangur idetë për t’u larguar nga vendi. Është në interes kombëtar të merret parasysh zëri i studentëve”, u shpreh Kelam.

Preda: Bojkoti për ne është i papranueshëm e kemi thënë edhe kur ishte partia e Ramës që bojkotoi. Përfundimet tona ishin se zgjedhjet shkuan mirë. Dhe nuk mund të themi pas një vit e gjysëm që zgjedhjet nuk ishin të mira. Unë mërzitem sepse ne kemi përvojën më të mirë në botë sa i takon vëzhdimit të zgjedhjebe. Më vjen cudi që dëgjoj nga politikanë se zgjedhjet nuk shkuan mirë. Duhet të keni dialog.

Soreca: Sic e dini unë jam këtu, i ndjek çdo ditë. 93% e shqiptarë duan të jenë pjesë e BE. Loja është hapur ende ka shumë shprese.

Kelam: ne duam që të vazhdoojmë me këtë Paralment. Qebveria është lelgjitime.