Policia italiane ka arre stuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare, të specializuar për vj edhje në shtëpitë luksoze. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Doktor K”, emri i vërtetë i të cilit është Klodian Nikolli.

Pas arr estimit në shtator të vitit të shkuar, Gjykata vendosi masën “ar rest shtëpie” ndaj 27-vjeçarit. Por edhe pse nën arr est, ai u zhduk duke e thyer ligjin. Pas tre muajve në liri, më 8 maj një polic pikasi një makinë të bardhë tip “Benz”.

Duke qënë një njohës shumë i mirë të rastit të Nikollit dhe me një kontroll të targës, polici u vu në ndjekje të tij.

Në ndjekje e sipër, 27-vjeçari braktisi makinën e tij duke u përpjekur që të largohej nëpërmjet një gardhi. Por përfundoi në pr angat e policisë.

Kjo nuk është hera e parë kur “Doktor K” ka rënë në pr angat e policisë italiane. I akuzuar për disa vjed hje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u depërtua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vje dhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.

Shqiptari, mburrej se ishte me specializim dhe me master në universitetin Bocconi të Milanos, një nga universitetet më të mira në Itali, prej të cilës kishte marrë edhe nofkën “Doktor”.