Murinjo nga koha kur u shkarkua nga posti i trajnerit tek Mançester Juanjtid, është në kërkim të një skuadre të re dhe ofertat nuk mungojnë.mourinho

Së fundmi për teknikun 56-vjeçar, interes të veçantë kishin shfaqur kinezët e Guangzhu Evergrande. Tek skuadra nga kampionati kinez portugezi mund të bëhej trajneri më i paguar në botë, por ai e refuzoi.

Kinezët i ofronin atij 100 milionë euro në sezon, një shifër kjo që nuk është dëgjuar më parë në futboll. Arsyeja pse tekniku portugez nuk pranoi, është se ai kërkon të marrë drejtimin e një skuadre të madhe.mou

“The Special One”, do të zëvendësonte Fabio Kanavaron, në rast se pranonte të merrte drejtimin e kinezëve.