Fjoralba Ponari është një nga moderatoret e reja shqiptare që pak nga pak ka filluar të vjedhë vëmendjen e të gjithëve në lidhje me jetën e saj personale. Para disa ditësh ajo publikoi një foto me të dashurin e saj duke i mbuluar fytyrën.

E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba zbuloi faktin se ishte penduar që e kishte postuar foton. Ajo tha se e gjitha kjo ishte një moment dobësie pasi e kishte larg.

“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova,”- tregoi Ponari.

Pavaresisht deshires per ta mbajtur te fshehte lidhjen e saj, ajo eshte fotografuar me te dashurin e saj “misterioz” nga gazetari i redaksise tone.

Tani mbetet per te pare reagimin e bukuroshes nga Tropoja dhe a do e zbuloje identitetin e te dashurit te saj i cili nuk eshte bere publik asnjehere