Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita në mars të këtij viti u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri. Të gjithë u çuditën nga emri që çifti i njohur i showbizit zgjodhi për djalin dhe fansat u bënë kurioz se nga u frymëzua Elita dhe Gjiko për këtë emër.

Reperi i njohur ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Nd’rrimi Natës” ku është pyetur dhe për emrin e vogëlushit të tij ku dhe zbuloi se ideja e kujt ishte ky emër. “Një e afërme e jona na e sugjeroi vetëm Zë, e mua më pëlqeu shumë. Por Zë më dukej shumë shkurt, prandaj vendosëm t’ia lëmë Zëri”, tregoi Gjiko.