Ata janë dëfryer bashkë duke ndjekur koncerte e dalje në publik, por me sa duket gjërat mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid janë bërë më serioze që pasi u lidhën muajin e kaluar. Dua Lipa dhe i dashuri i ri Anwar Hadid dukeshin shumë rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit të enjten, pasi dolën herët në mëngjes nga apartamenti i modelit.

Këngëtarja dukej të kishte veshur të njëjtat rroba që mbante veshur tek videoja që publikoi në Instagram, përmes së cilës konfirmoi romancën.

Natën e kaluar Anwar mbështeti Duan, e cila performoi në festivalin British Summer Time në Londër. Çifti konfirmoi romancën e tyre gjatë fundjavës në festivalin britanik Summer Time, duke u shfaqur mjaft të dashur me njëri-tjetrin, me puthje dhe përkëdhelje. Pas ndarjes nga shefi i kuzhinës, Isaac Crew, 33 vjeç, Dua Lipa duket se e ka rigjetur dashurinë dhe ka edhe vëmendjen e prindërve të modelit, si dhe motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid.