Prej kohësh janë diskutuar disa prej lëvizjeve që mund të kthehen në lëvizjet më të bujshme mediatike në Shqipëri, siç u diskutua ajo e Fevziut vitin e kaluar nga Klani në Top Channel.

Mesa duket, i pari që do të lërë Tv Klan për Top Channel do të jetë Ermal Mamaqi.

Këtë verë mbushen plot 3 vite që kur Ermal Mamaqi la shown e tij në T Digitalb për të vazhduar me një etapë tjetër në Tv Klan me “Xing me Ermalin”.

Burime pranë produksionit të moderatorit dhe aktorit kanë treguar se kontrata mes Tv Klan dhe Ermal Mamaqit përfundon këtë verë dhe ajo nuk do të rinovohet më.

Si pasojë, “Xing me Ermalin” nuk do të vazhdojë më punimet në këtë institucion mediatik në shtator, kur nis edhe sezoni i ri.

Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi është në bisedime e sipër me drejtuesit e këtij institucioni për të finalizuar një marrëvëshje që do t’i japë dritën jeshile aktorit për të kaluar në shtator, shkruan meganews.al.

Rasti i Blendi Fevziut na vlen për të besuar se pa nisur puntata e parë e emisioneve asgjë nuk është e sigurtë, por kalimet nga njëri institucion në tjetrin janë vetëm një firmë larg për Mamaqin.

Vendin e Ermalit në Klan duket se do ta ketë Duplexi me autorësinë e Turjan Hyskos, program i cili do të zgjerohet akoma, ndërkohë që nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë me “Shiko Kush Luan” që deri më tani ka qenë rivalja e denjë e “Xing Me Ermalin”.

“Shiko Kush Luan” pritej të niste punën në gusht dhe shtator për t’u finalizuar në transmetim në fillim të sezonit televiziv apo në tetor, por nuk dihet akoma nëse kalimi i Mamaqit do të ndryshojë planet e Luanës.