Zinedine Zidane është rikthyer te Reali i Madridit me qëllimin për të ndërtuar një ndër skuadrat më të fortë në Europë që do ta kishte frikë çdo kundërshtar.

Trajneri francez do të bëjë disa ndryshime në formacion, ku disa lojtarë do të shiten për t’i lënë vendin blerjeve të reja

Sipas medieve në Spanjë, gjatë merkatos së verës Zidane do të bëjë të paktën 7 transferime te Real Madrid, kështu duke tentuar ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit europian.

Shikoni super formacionin e mundshëm të Realit sezonin e ri, ku ajo që bie në sy është sulmi “vrastar”, Neymar-Mbappe-Hazard.

Gjithashtu Perez do të synojë blerjen e treshes së mesfushës, Eriksen-Pogba-Kante.

Mbrojtja qëndron e pandryshuar, ndërsa në portë pritet të vijë “ylli” i Manchester United, David de Gea.