Juventusi është pranë “goditjes” së bujshme në merkato.

Sipas raporteve nga Spanja, në veçanti, “El Chiringuito”, drejtues të “Zonjës së Vjetër” janë në fund të negociatave për të nënshkruar me Adrien Rabiot, shkruan SYRI.net.

Sipas burimit spanjoll, bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë një bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro dhe komisione për lojtarin dhe agjentët e tij, plus një pagë prej 7 milion euro në sezon.

Kontrata e Adrien Rabiot me Paris Saint-Germain do të përfundojë më 30 qershor dhe klubi i tij i ardhshëm ende nuk është përcaktuar.

“Është një klub i madh, ne jemi ende duke e vlerësuar dhe nuk mund të them asgjë”, ka zbuluar Rabiot disa ditë më parë.