Kosova po rritet, ndërsa lojtarët e përfaqësues janë ndër më të kërkuarit në treg.

Mbrojtësi i Dinamo Zagreb-it, Amir Rrahmani, ka marrë dy propozime të mira. Standard Liege kërkon shqiptarin për qëndrën e mbrojtjes dhe sipas Sportske Novosti klubi belg është gati të paguajë 1.6 milion euro për kartonin e tij. Transferimi është thuajse i kryer dhe Rrahmani do të bashkohet me Vojvodën në këtë klub.

Dinamo Zagrebi ka futur dhe ekipe të tjera në lojë për të rritur pazarin për lojtarin që e ka nën kontratë deri në vitin 2021. Celticu në Skoci po vëzhgon situatën e mbrojtësit dhe mund të futet për ta rrëmbyer. E ardhmja e ish-lojtarit të Partizanit nuk është vendosur, por duket se do të jetë larg Kroacisë.