Cristiano Ronaldo është rritur si futbollist te Sportingu i Lisbonës, që e humbi në moshë shumë të re, sepse Alex Ferguson u magjeps në një miqësore verore dhe e kërkoi me çdo kusht në Old Trafford, para se të kuptohej se kishim të bënim me një superstar.

Cristianinho është vetëm 9 vjeç dhe tashmë aktivizohet me Under9 të Juventusit, por Sportingu ka nisur bisedimet me mamanë e Ronaldos, Dolores Aveiro, për ta bindur që Cristiano junior të shkojë në Portugali.

Natyrisht, vështirë se Ronaldo do të pranojë të ndahet nga i biri, por nga ana tjetër në Lisbonë do të ishte me gjyshen e vet dhe do të kishte mundësi të rritej në klubin ku u bë futbollist i ati, duke pasur edhe garancinë se do të ketë shansin të tregojë sa vlen, kur të vijë koha për të provuar futbollin profesionist.