E-banking është teknologjia e fundit, që po gjen përdorim në shërbimin bankar, duke lehtësuar klientët që të kryejnë veprime përmes telefonit apo kompjuterit dhe të të mos harxhojnë kohë duke pritur në sportelet e bankave.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, nga shmangia e pagesave me lekë në dorë nëpër sportelet e bankave në një vit (por duke realizuar të njëjtat pagesa nëpërmjet një kompjuteri apo celulari) shqiptarët mund të përfitojnë jo vetëm kohë por edhe para.

Bankat po investojnë për të garantuar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave bankare pa lëvizur nga shtëpia apo nga zyra, siç ndodh në gjithë botën.

Investimet më të fundit në teknologjitë informatike, ofrojnë mundësi të mëdha në drejtim të E-bankingut (electronic banking), që janë pikërisht shërbime bankare nëpërmjet kompjuterit apo celularëve. Gjithashtu, bankat bashkëpunojnë ngushtë edhe me Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Informatike për të ndërlidhur E-bankingun e vet me platformën e-Albania, duke lehtësuar pagesat pranë institucioneve publike.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here