Pas shumë thashethemeve për qëndrimin e tij tek ekipi i Napolit, më në fund vjen edhe një reagim zyrtar nga skuadra që hedh poshtë zërat për largimin e tij.

Ka qenë vet trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, i cili ka vendosur të dalë publikisht e të flasë hapur në lidhje me çështjen Hysaj.

Në mbyllje të ndeshjes ndaj Sassuolos, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të finaleve të Kupës së Italisë, ai është pyetur rreth çështjes Hysaj.

“Kemi pasur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj, në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”, tha Ancelotti.