Mbi 1.7 milionë vizita dhe rreth 21 mijë përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar E-Albania gjatë muajit nëntor.

Statistikat i bëri të ditura zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila veçoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet sistemit online.Ofrimi i këtyre shërbimeve online, sipas Mesit, “ul kostot për qytetarin dhe sipërmarrësin, shmang korrupsionin dhe eliminon radhët e gjata duke rritur eficencën”.

“Shteti elektronik, në dorën tënde. E gjithë vëmendja jonë është tek njerëzit për një qeveri eficente me shërbimet që duam”, u shpreh Mesi.