Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej vitesh janë mikesha të ngushta dhe të pandara. Vajzat janë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në çdo foto që hedhin, ato i komentojnë njëra-tjetrës.

Së fundmi Arbana ikur me pushime dhe në çdo postim që bën, komenti i parë është nga Xhemi.

Megjithatë njërit nga fansat siç duket nuk i kanë pëlqyer komentet e Xhemit dhe në një postim i është kthyer moderatores së “Portokalli”.

“Se ça bën ca komente ti mi Xhemi. Gjithmonë sa herë poston Arbana ti dukesh sikur tallesh me thënë që ja të shkrujta meqenëse të kam shoqe s’të lashë pa shkruar gjë. Këto komentet e tua s’i hyn në punë asnjë shoqeje”, i shkruan fansja ndërkohë që Xhemi ja mbyll gojën me përgjigjen e saj.

“Ti se di sa në punë më hyn ky komenti jot përshembull”, i kthen moderatorja me ironi.