Një nënë e dy fëmijëve, ka humbur njërën dorë, pasi burrë xheloz ia preu me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur në Britani, ku 26-vjeçarja Margarita Grachyova, u detyrua të hipte në makinë me bashkëshortin, i cili e dërgoi në një pyll, ku edhe i preu njërën dorë në një sulm të tmerrshëm, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, por vetëm tani 26-vjeçarja ka vendosur të ndajë historinë e saj, me vendosmërinë për të rindërtuar nga e para jetën.

Ajo ka vendosur gjymtyrë bionike, ndërsa ka filluar të punojë si fotomodele. Ish-bashkëshorti i saj është në burg, ku do të vuaj dënimin për 14 vite.