Ka shumë njerëz që e falin tradhëtinë në çift, por ka edhe nga ata që nuk e falin asnjëherë. Për dikë më e lehtë është ndarja, derisa për dikë tjetër hakmarrja mund të duket si zgjidhje.

Kështu një i ri në Indi ka vrarë bashkëshorten e tij duke i prerë kokën, pasi që kishte dyshime se ajo e tradhëtonte me komshiun e tyre.

Krimi h orror ndodhi në Lakshmi Janardhanpur, shteti i Bengalit.

Autor i masakrës është 30 vjeçari Abhijit Das i cili pas kr imit shkoi në polici dhe dorëzoi kokën e të shoqes.

I njëjti, kreu krimin e shëmtuar në banesën ku jetonte me të shoqen Amba. Pasi e goditi, i lidhu duar e këmbë dhe në fund i preu kokën. Duke e mbajtur si trofe në dorë, iu dorëzua policisë dhe rrëfeu ngjarjen, citon noa.al raportin që publikoi sot Time of India. I dyshuari tha se kishte krijuar bindjen që e shoqja e tradhtonte me një mashkull tjetër fqinjë me ta. I riu përfundoi në burg, por drama vazhdon pasi një vajzë tre vjeçe mbeti jetim.