Prej datës 3 Korrik e deri paraditen e sotme, në gjithë vendin kanë aplikuar mbi 500 të rinj e të reja për tu bërë pjesë e policisë, si punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Interes të madh ka edhe nga studentët ekselentë në degët Juridik, ekomonik e teknologji informacioni , për tu bërë nënkomisar, ku ka vetëm tre ditë aplikimi i hapur dhe janë paraqitur rreth 80 studentë për të tërhequr formularët.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Akademia e Sigurisë, i kanë thjeshtuar proceduarat e aplikimit, pra një aplikant për të bërë pjesë e Fakultetit të Hetimit të Krimit në tre degët e lartpërmendura , nuk do aplikojë dy here edhe në protal edhe me dosje fizike, por direkt në Drejtoritë Vendore të Policisë do aplikojnë me dosje fizike, pra eleminohet portali ku vitin e kaluar aplikantët ngarkuan dokumentat edhe ne portal ku aplikantët bënë dy dosje, tashmë aplikantët do aplikojn drejtpërdrejt në Drejtorinë Vendore të Polocisë ku ka banimin e përhershëm

Aplikimet për Patrullë e Përgjithshme që u hapën pak ditë me parë mbyllen më datë 03 Gusht 2019, ndërsa për studentët me rezultatet të larta në tre degët e përcaktuara , mbyllen më 31 Korrik 2019.