Deri në vitin 2013 ishte kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë kështu njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend, pas Presidentit të Republikës, por që nga viti 2017, kur u bënë zgjedhjet e fundit për deputetë në Parlament, zonja Jozefina Topalli nuk është më as deputete, pasi kryetari Lulzim Basha nuk e futi fare në listat e kandaidatëve për deputetë.

Në intervista të shumta, tashmë jo si politikane, por si një grua, zonja Topalli ka rrëfyer se më në fund ka mundur t’i dedikohet më shumë familjes së saj, gjë që nuk ka arritur ta bëjë aq sa ka dashur gjatë viteve kur merrej intensivisht me politikë.

Paparazzi ynë ka rastisur një ditë para një lokali të njohur në kryeqytet, ku zonja Topalli po priste së bashku me bashkëshortin, që i biri të nxirrte makinën e saj nga garazhi.

Ajo siç e shihni edhe nga fotot, edhe pse nuk ka më shoferë dhe truproja si dikur kur ishte kryetare e Parlamentit, mesa duket, tashmë këto shërbime ia bëjnë me shumë dëshirë dhe dashuri dy burrat më të rëndësishëm të jetës së saj, bashkëshorti dhe i biri, ku njëri nis makinën e tjetri i hap derën. Një grua me të vërtetë me shumë fat!

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here