MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 18: Paul Pogba of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Newcastle United at Old Trafford on November 18, 2017 in Manchester, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Manchester United pret që mesfushori Paul Pogba të qëndrojë në radhët e tij, të paktën edhe këtë verë, njofton “Sky Sports News”. Pra, nuk është i prirur të dëgjojë asnjë lloj oferte për të në këtë “stacion” transferimesh të futbollistëve.

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i “Djajve të Kuq”, e sheh mesfushorin francez si një pjesë kyçe të planeve të tij për sezonin e ri, ndaj ka kërkuar nga klubi të ngrejë “murin” rreth 26-vjeçarit. Vetë Pogba tha të dielën se “mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re, diku tjetër”.

Real Madridi dhe Juventusi janë tepër të interesuar që të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës në vititn 2018. “Sky Sports News” raportoi që në prill se Real Madridi donte të blinte Pogba dhe Eden Hazard, këtë verë. Belgu e përfundoi transferimin stratosferik nga Chelsea në “Bernabeu”, javën e kaluar, ndërsa francezi mbetet ende pezull.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Juventusit udhëtoi javët e fundit drejt zyrave të Manchester United (në Londër) për të zhvilluar bisedime me drejtuesit atje. Në fokus ishin mundësitë potenciale për ta marrë Pogba përsëri në Torino, tri vite pasi u largua së andejmi.