Dy automjete luksoze, një “Ferrari” dhe “Range Rover” janë sekuestruar nga RENEA në qytetin e Durrësit pasi rezultuan të vjedhura jashtë vendit. Nga kontrolli që i është bërë dokumentacionit, automjeti “Ferrari” në përdorim nga M.H, 30-vjeç, banues në Durrës, rezultoi i vjedhur në Itali.

Ndërsa “Range Rover”-i iu sekuestrua një shtetasi nga Kosova, B.M, 38-vjeç. Edhe ky automjet ishte i vjedhur jashtë vendit, ndërsa bllokimi i tij u në gjatë kontrollit në Portin e Durrësit nga Forcat RENEA pasditen e të mërkurës.

Njoftimet e policisë:
Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.