Presidenti i federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku është ndalur të flasë për çështje të rëndësishme si trajneri i kombëtares, gjendja në të cilën ndodhet Vllaznia, por edhe menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi.

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit prill, Duka nuk ka dhënë një emër konkret se kush do të zëvendësojë ish-trajnerin Panucci, por ka njoftuar se emërimi i tij pritet të ndodhë javën e ardhshme. Duke u ndalur tek situata e ekipit të Vllaznisë, kreu i FSH ka vlerësuar ekipin, sipas së cilit ka bërë një kampionat të mirë, pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet. Ai ka pasur edhe një koment mbi akuzat për trukimi që janë ngritur javëve të fundit të kampionatit, të cilat shprehet se “duhen frenuar emocionet pasi duke qenë se është fundi i superligës, të gjithë skuadrat pretendojnë të marrin maksimumin”.

Në fund, Duka njoftoi se menaxhimin e stadiumit”Loro Boriçi” brenda pak ditësh do t’i kalojë në menaxhim Bashkisë.