Presidenti i FSHF-se, Armando Duka, foli pas paraqitjes zhgenjyese qe Shqiperia beri ne miqesoren kunder rivaleve modest ndaj Jordanise.

Duka u shpreh i merzitur per kete barazim, ndersa shtoi se shpreson per rezultat pozitiv ne Izrael.

“Rezultati nuk më pëlqeu por pati mobilizim dhe goxha lojtarë të rinj në fushë për tu përgatitur për Izraelin. Shpresoj ta marrin në Izrael rezultatin., nuk e di nëse ishim më mirë se ndaj Skocisë pasi kishim rival të dobët përballë.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen.

Uzuni ishte test i mirë dhe më vjen keq për Mihajn që u dëmtua në fillim, pasi është mbrojtës i mirë”, u shpreh Duka. (TemA)