Tottenhami ia ka vënë një çmim shumë të lartë, 150 milionë euro, mesfushorit të vet, Christian Eriksen, i cili kërkohet nga Real Madridi. Real Madridi do të detyrohet ta paguajë një shumë marramendëse prej 150 milionë euro nëse dëshiron ta kompletojë transferimin e mesfushorit danez Eriksen nga Tottenhami.

Gazeta britanike “Mirror’ pohon se kryetari i Spurs, Daniel Levy, i ka vënë çmimin nëntëshifror yllit të skuadrës. Kjo shumë do ta bënte danezin lojtarit e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit dhe Kylian Mbappes nëse gjiganti spanjoll vendos ta paguajë atë.