Nga Anri Bala

Për të qenë i sinqertë, dy herë në jetën time kam dëgjuar për Hollandën. E kam fjalën, që më ka bërë vërtetë përshtypje kur kam dëgjuar emrin e atij shteti. Herën e parë kur isha i ri, më kujtohet se e vetmja fjali, që më ngeli në mendje ishte, se atje mund të gjeje me bollëk k**va dhe drogë. Po po! E mund t’i blije siç blen domate e kastraveca në ndonjë dyqan të lagjes. E kush ka dëshirën të më besoj, nuk kam qenë kurrë në Hollandë, e sigurisht s’do shkoja as për k**vat e as për drogën. A e dini pse?! Për të qenë në koherencë me sinqeritetin, nuk është se na mungojnë kur*at në këtë vend, ato mund t’i gjesh kudo, të gatshme për të të grabitur gjithçka, me premtime të rrejshme, se do bënim qejf bashkë… por pastaj! Por ç’ka ndoshta Hollanda nuk e ka me bollëk, është se në vendin tim, k**vat më të mëdha janë të gjinisë mashkullore dhe besoj se biem dakord, se të gjithë e dimë se ku mund t’i gjejmë.

K**vat tona janë të një lloj pështirësie të llahtarshme, të neveritshëm, të afta për të bërë gjithçka! E nëse do ta dinin mirë hollandezët, çfarë “brumi” do gjenin këtu… me hashashin shqiptar, që shesin nëpër dyqane, do kërkonin edhe prodhimet tona të k**vllikut… ky i joni nuk ka afat skadence. Hera e dytë ishte dhe e fundit, pra kur sot mediat raportuan një lajm të “hidhur” për shqiptarët: Kërkesën e Hollandës pranë KE-së, për pezullimin e përkohshëm të vizave për shqiptarët, sepse ne u rrezikokemi sigurinë e tyre! Këtë kërkesë, nuk ka kinez që e përkthen, por natyrisht, një kërkesë e tillë tregon as më pak dhe as më shumë ksenofobinë dhe urrejtjen e të djathtës ekstreme holandeze, si ajo e gjithë vendeve europiane, që drejtohen nga e djathta populiste ndaj emigrantëve dhe emigracionit.

Por, kërkesa është vërtetë e çuditshme, kur partia mike e Lulzim Bashës, në kërkesën e saj thotë, se bandat shqiptare të trafikut të drogës dhe trafikantët e vajzave, janë një rrezik i madh për sigurinë e vendit! Nuk ka tru që e përpunon dhe e pranon, se në një vend ndryshe nga e gjithë Europa, ku ne duam të futemi, ku droga dhe prostitucioni lulëzojnë të ligjëruar, si xhevahire për prosperitetin e ekonomisë së tyre, qenka rrezik i sigurisë së shtetit që jeton prej saj. Problemi është krejt tjetër dhe këto europian, që shumicës nuk u dihet origjina, duhet ta formulonin ndryshe kërkesën: Shqiptarët janë një rrezik për ekonominë e ndyrë të këtij vendi, që rritet me shalët lartë dhe b*thët jashtë dhe me miellin e barin që lulëzon, pihet, mbillet dhe vilet në çdo shtëpi… sepse po na konkurrojnë ilegalisht me biznes informal.

Kjo do të ishte më e sinqertë nga ana e tyre dhe natyrisht europianët e vërtetë, ata që kanë krijuar shtet dhe ekonomi me vlera, e njohin mirë Hollandën dhe të djathtën hollandeze dhe të jeni të sigurtë, se askush nuk do pranoj as ta hedhi në votim dhe jo më të marri miratim… Mirëpo, pas kësaj historie me viza, ka pjesën e vet të kontributit dhe lulja hollandeze e Shqupit, karafili i jonë Lulzim Basha, biri i parë i Hollandës edhe i dyti i Medreses… që i duhet një dordolec i tillë.

Ja çfarë deklaronte Luli në një takim me firmosësit kryesor të kërkesës, përfaqësuesit e partisë CDA të Madeleine Van Toorenburg: “Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, çka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kërkojnë azil në vendet e BE e në Holandë, për shkak se kanë humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme”.

Por Basha nuk ndalet këtu, ai tashmë me varavingot e tija Holland-Shqipëri-Holland, ka përdorur të gjitha mënyrat e mënxyrat, si qytetar hollandez sigurisht, për të dërguar deri në KE shpifjet e PD-së, nëpërmjet gojës së deputetit Pieter Omtzigt, i cili sulmoi Ministrin e Jashtëm Stef Blok me pyetjet drejtuar ndaj tij për qeverinë e Shqipërisë, që nuk i përmbush rregullat e Bashkimit Europian, sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), dorëzuar më 14 janar 2019.

Ky ishte skenari i parapregatitur i ksenofobëve hollandez në përkrahje të Lulzim Bashës, për të ngritur një kauzë të re, që nuk quhet as kauz, por një intrigë e radhës për të trembur shqiptarët dhe për të rritur sadopak pakënaqësinë, duke na gjykuar si të paqenë dhe të paditur, primitivë… tamam si ato kolonët hollandeze, që jetojnë majë pemëve.

Por, a ekziston një mundësi e vetme, që shqiptarëve tu rikthehen vizat?! Më fal për pyetjen idiote, nëse të fyeva inteligjencën, por më duhet ta them si është e vërteta: Kurrë!

Liberalizimi i vizave nuk ka asnjë lidhje me politikanët dhe qeveritë që kanë drejtuar vendin. Liberalizimi i vizave ka kaluar një proces të gjatë politik, që nga firmosja e MSA në Korrik 2003 dhe deri në heqjen përfundimtare në 2010. Bllokimi ose rishikimi i vizave, bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur në vendin përfitues shpërthen një luftë civile ose ndryshohet sistemi nga një grusht shteti, apo junta ushtarake (siç parapëlqen ta përmend shpesh dhe Presidenti Meta), që nuk ka tagrin të jetë pjesë e marrëveshjeve dhe traktateve mes vendeve europiane.

Për shqiptarët nuk ka asnjë rrezik! Dordoleci i Bashës i veshur me “viza”, do t’i vërë një vizë të zezë në ballë atij dhe gjithë atyre që vihen në shërbim të antishqiptarizmës dhe rrugës tonë drejt Europës. Krimi dhe kriminelët kudo që janë, nuk përfaqësojnë shqiptarët dhe Shqipërinë, ashtu sikurse edhe këta parlamentar hollandez nuk përfaqësojnë kombin holandez, por qytetarin kopil të Hollandës, Lulzim Basha.

Por a do u eci këtyre hollandezëve, që po e provojnë si mbështetës të fuqishëm të opozitës shqiptare… sipas shprehjes së vjetër: Ma varë, s’ma varë, unë bëj detyrën time si k**varë! E sigurtë, që kjo kërkesë do të përfundojë deri në tualetet e KE-së, ku kjo lloj letre do të qëndroj e varur… si gjithë kërkesat e tjera të të djathtës ekstreme hollandeze.

Ndërsa unë do e nis ndryshe, do bojkotojë çdo produkt hollandez në vendin tim… nga birra tek lulet, ndërsa për k**vat dhe drogën… më del vendi im, i bukur prej Zotit, por i zymtë e padinjitet… prej epsheve të tallagjarëve politik!/Ekskluzive.al