Aurenc Bebja, ka raportuar nga Franca një shkrim në lidhje me vendimin historik të ndërmarrë në Kongresin mysliman shqiptar në Tiranë. Në shkrimin me titull “shkëputja e myslimanëve shqiptarë nga kalifati dhe themelimi i autonomisë fetare të Shqipërisë” raportohet ky vendim:

“Shkodër, 4 prill – Kongresi mysliman, i mbajtur në Tiranë, vendosi të shkëputet nga Kalifati dhe të themelojë autonominë fetare të Shqipërisë.

Kongresi vendosi të ndalojë poligaminë, avdeset fetare dhe ferexhen për gratë. Lutjet do të bëhen (recitohen) në këmbë.

Kjo reformë po shkakton një emocion të madh në Shqipëri dhe është fillimi i një revolucioni të vërtetë në botën myslimane që njoftohet se do të ketë pasoja.”