Nuk po e bëjmë këtë krahasim, nisur prej koincidencës, që Princ Vidi kishte nënën holandeze, ndërsa “Princ Basha” ka gruan dhe fëmijët holandezë, por për faktin, se mes të dyve, ka një ngjashmëri të plotë, lidhur me mënyrën e katapultimit, në krye të politikës e shtetit shqiptar dhe fjalimeve që mbajnë.

Deklarata e Princ Vidit, momentin e mbërritjes në Shqipëri dhe gjatë 6 muajve sundim, ishte kjo: – “Unë kam braktisur nbretërinë dhe kam ardhur në Shqipëri, të punojë për shqiptarët e t’u shpëtoj nga e keqja dhe rreziku që ju kanoset”.

Sot pas 106 vitesh, kjo kopje deklarate, bëhet përsëritet përditë nga Lulzim Basha, në çdo mbledhje partie, konferencë shtypi, protestë e seancë parlamentare, ku thotë: – “Unë nuk kam synim pushtetin, por kam mision të shpëtoj Shqipërinë nga e keqja dhe rreziku që e ka kapur, qëllimi është të punoj për shqiptarët dhe të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve të tyre ”.

A mund të besohet, deklarimi i “Princ Bashës”, kur thotë se ka lënë familjen, shtëpinë luksoze, lugët dhe pjatët e florinjta në Holandë e ka ardhur në Shqipëri, për t’u shërbyer interesave të shqiptarëve dhe Shqipërisë, kur këtë shërbim, nuk e ka nisur si “popull”, por direkt në kolltuk ministror?

A mund t’i bësohen “Princ Bashës”, fjalimet e “atdhe-dashurisë” për Shqipërinë, “meraku e dhimbja” për familjet shqiptare, apo “lotët” për vuajtjet e shqiptarëve, kur Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk i do as guaja e tij, por e ka braktisur duke hequr shtetësinë shqiptare?!

Nuk e ka hequr as para 100 vjet e 70 vjetësh, por 14 vite më parë, kur “Princ Basha” u pikëtua e u katapultua nga Holanda, në kupolën e PD dhe qeverisjes në Shqipëri, kohë kur gruaja e tij, fshiu shtetësinë “Shqiptare”, me Dekret Nr. 4117, datë 19.01.2004 (Alfred Moisiu), ndërkohë që të dy vazjat e tij, janë me kombësi e shtetësi holandeze, të lindura atje.

Kujtojmë, se në muajt korrik-shtator 2005, kur “Princ Basha” u emërua Ministër Transporti e sidomos në vitin 2007, kur u emërua Ministër i Jashtëm, pasi nisën sulmet për shtetësinë holandeze të gruas së tij, meqë Lulin nuk e përfillte, u detyruan Sali Berisha e Damir Fazlliç, për ta bindur Aurela Isufin, të rimerte edhe shtetësinë shqiptare sa për dekor, por ajo refuzoi duke u thënë: – “Sa të jem gjallë, nuk e marrë atë shtetësi, ndjej turp e neveri të jem shqiptare”.

Kur këtë e deklaron, gruaja e “Princit”, që po lakmon të bëhet kryeministër a mund të besohen citatet e tij? Për çfarë mendoni, se kërkon të bëhet sundimtar Lulzim Basha, për interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, apo tër interesat e tij dhe të atyre, që i mbajnë e i drejtojnë “kapistallin”?/Pamfleti/