Mark Zuckenberg do bllokojë mbështetjen dhe pasqyrimin e nacionalizmit si edhe separatizmit të bardhë në Facebook dhe Instagram nga java e ardhshme. Gjigandi i medias sociale premtoi gjithashtu se do përmirësojë aftësinë e tij për të identifikuar dhe bllokuar materialet e shpërndara nga grupet terroriste.

Rrjeti social është nën presion për shkak se një burrë transmetoi live në Facebook sulmin në dy xhami në Zelandën e Re. Facebook më parë kishte lejuar disa përmbajtje nacionaliste që nuk i konsideronte si raciste, duke përfshirë edhe lejen që përdoruesit të bënin thirrje për krijimin e etno-shteteve të bardha.