Pak javë më parë u nda nga jeta publicist i njohur Arben Xoxa, babi i Ajola Xoxës. Prej asaj dite bashkëshortja e kryetarit të bashkisë ka kushtuar disa publikime të ndjera për humbjen e të atit.

Ajo ka publikuar një foto nga eventi i mbrëmshëm ‘Balloja Vieneze në Tiranë’. Kjo mbrëmje i ka kujtuar kërkesën e fundit të babait të saj.

‘Pak dite perpara se te nderronte jete, ne momentet e fundit te ndergjegjshme, atehere kur endrra i perzihej me realitetin, shtrire ne nje krevat spitali, babi me zgjati doren dhe me tha: «A do kercesh me mua?» Ne nuk kercyem dot ate pasdite e kurre me, sepse ai nuk mundi me te ngrihej ne kembe. Por une do te kercej pergjithmone me ty dhe per ty babi. Do ta nderoj cdo dite jete, cdo cast te bukur, ashtu sic me ke mesuar, sepse jeta eshte dashuri po aq sa c’eshte edhe dhimbje. Ti je pergjithmone me mua dhe në mua, ne cdo vallezim, ne cdo rrezim, ne cdo ringritje. Dhe do te perlotem me cdo vajze qe e shoh te vallezoje me babain e saj. Dhe kur nje dite te shfaqet edhe per mua ai tyneli i gjate me drite, do te te zgjas doren e do te te them: «Eja te vallezojme bashke».’ ka shkruar Ajola në postimin e saj.