Gati dy muaj më parë bëri bujë në rrjetet sociale një video e Florit dhe Fifit në momente intime si të dashuruar, çka nisi edhe thashethemet se ata janë në një lidhje. Por vetëm pak ditë më vonë u tha se Flori në të vërtet ishte i lidhur me Kejsi Tolën prej 6 muajsh, edhe pse këta të fundit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht. Fifi, pyetur në Instastory nga ndjekësit e saj për 1001 kuriozitete, tërhoqi vëmendjen tonë, kur tregon se çfarë i pëlqen më shumë nga Flori.

“Shpirti. Më fal Flori, por prej 61829382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas!” ka thënë ajo. Por jo vetëm kaq, Fifi na zbuloi se ka edhe një të dashur. “Kam një të portaleve. Më shumë nuk besoj se më nevojitet…” është shprehur ajo me ironi për lajmet mbi lidhjen e saj me Flori Mumajesin.

Për të qenë me vetëbesim dhe një Dash si Fifi duhet të zotërosh tri cilësi: Të duash veten, çdo gjë që bën dhe çdo gjë përreth teje. Inspirim për të janë edhe dhimbja edhe dashuria. “Asnjëherë nuk duhet të kesh frikë për të dashuruar prapë edhe pas një zhgënjimi.”- këshillon këngëtarja. Por, a ka dashuruar Fifi ndonjëherë? “Po kam dashuruar fort një herë. Mjerë ai që se ka provuar dhe që nuk di të dojë. Jeta nuk ka kuptim nëse nuk dashuron.” rrëfen ajo.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here