Ish-deputetja e PS Ledi Shamku ka reaguar në lidhje me djegien e shkollës së  mesme të gjuhëve të huaja ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër, e cila ishte njëherazi KZAZ-ja numër 3.

Shamku ka publikuar në ‘Facebook’ dy foto, ku në parën paraqitet viti 1933, kur u dogjën librat në 1993, ndërsa në foton e dytë paraqitet djegia e sotme.

Shamku shprehet se ajo e dikurshmja ishte dita më e keqe e njerëzimit, por kjo sot ishte edhe më keq.

Postimi i plotë i Shamkut:

Mendoja se e kisha njohur ditën më të keqe për njerëzimin, dhe këtu kisha parasysh vitin 1933 kur u dogjën librat.

Duhet të rroja e ta kuptoja se kishte edhe më keq se me u djegë librat: 2019 – me u djegë Shkolla…

Vashë e dashtun e Shkodrës, mësuese antifashiste Shejnaze Juka, ktheje të lutem kryet mënjanë e mos na gjyko.