Përfaqësuesja e SHBA-ve në Shqipëri, zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones do të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.

Më herët, Parlamenti Europian ka dënuar vendimin e opozitës duke e cilësuar si një masë ekstreme që do të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE por edhe implementimin e projekteve.

Ndërkohë, opozita këmbëngul për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeveri tranzitore që sipas tyre do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme.