Reperi shqiptar Gashi po përjeton një sukses të madh në tregun ndërkombëtar ku këngët e tij po bëhen shumë të njohura dhe po kthehen në super hite.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e medias prestigjioze “The New York Times” që i ka dedikuar këngëtarit një artikull ku flet për familjen e tij shqiptare dhe rrugën drejt famës.

Ndonëse tani është shumë i njohur dhe po fiton miliona lekë me këngët dhe koncertet e tij, dikur Gashi ka bërë një punë të thjesht për të ndihmuar familjen e tij.

‘Disa vjet më parë, reperi në ngjitje ishte një pastrues. Tani ai ka miliona dëgjues dhe një marrëveshje me RCA Records”, kështu nis shkrimi për Gashin në NYT.

Ndër të tjera në të shkruhet se Gashi përpara se të vendosej në Brooklyn në moshën 11 vjeçare, ai dhe familja e tij kanë jetuar në 24 vende.

Gashi filloi të bëhej i njohur për publikun që pas një videoje që nëna e tij kishte filmuar ku ai shfaqej duke kërcyer e cila u bë virale në rrjetet sociale dhe në këtë moment ai nënshkroi kontratën me labelin e famshëm ‘Roc Nation’.

Ndërkohë, bujën më të madhe e bëri më këngën “My year” një bashkëpunim me G-Eazy, këngë të cilën ata e performuan dhe në emisionin e famshëm “The Tonight Show’ me Jimmy Fallon, një arritje shumë e madhe për këngëtarin.