“Jelekëportokallinjtë” kanë bllokuar sërish rrugën tek Astiri duke bllokuar ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre pa leje.

Në mbështetje të tyre ka shkuar deputeti Klevis Balliu i cili u premtoi se shtëpitë e banorëve nuk do të prishen sepse kanë mbështetjen e tyre.

“Më thoshin se policia nuk vjen këtu për të ruajtur protestuesit, pasi thotë se nuk kanë dijeni se ka qytetarë që protestojnë 5-6. Nuk ka ngelur njeri që nuk e ka marrë vesh se këtu ka protestë.

Të vetmit që nuk e dinë janë policët, ky është një turp.

Kam një mesazh të vetëm për Ramën dhe policinë. Nëse iu vjen gërvishtja më e vogël këtyre banorëve, përgjegjësi do të jesh vetëm Rama. Ti do të mbash përgjegjësi dhe do të përgjigjesh para gjykatës.

Ne sot kemi përballë jo vetëm një qeveri, por një grusht hajdutësh. Ata nuk njohin gjë tjetër, por dhunën dhe forcën. Këtij projekti i ka dalë boja nga Shqipëria deri në Amerikë.

Sot ne duhet të jemi të bashkuar më shumë se kurrë që të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Ky njeri kërkon sot të bëjë ri-tenderim me disa gara fiktive. Shtëpia juaj nuk do të prishet, sepse keni në mbështetje të gjithë opozitën dhe të gjithë qytetarët. Ne do të jemi këtu me ju deri në pikën e fundit”, tha Balliu.(TemA)