Investimet e qeverisë kanë transformuar godinën e Arkivës së Shtetit, ku ruhen mbi 200 milionë dokumente për historinë e shqiptarëve e të shtetit tonë.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot mjediset kësaj Arkive, ku u njoh nga afër me ambientet e rikonstruktuara si dhe me shërbimet dixhitale që ofrohen tashmë në këtë institucion.

“Kjo është një punë e mirë e Vitit të Skënderbeut, që u bë shkak për t’u fokusuar më shumë dhe për të adresuar një plagë të vjetër dhe të rëndë. Fakti që tani gjithçka është e dixhitalizuar dhe origjinalet nuk janë më e vetmja mundësi, është garanci e madhe për ruajtjen e tyre. Patjetër që duhet të përfundojmë garantimin e të gjithë dokumenteve origjinalë në territorin e Shkozës dhe vazhdojmë me elementet e tjera që kanë të bëjnë e krijimin e gjithë hapësirës komplekse dhe gjysmë rekreative për momentet e pushimit”, tha Rama.

Gjëja më e rëndësishme, sipas tij, është që u arrit të mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit nga pikëpamja materiale, jo në pikëpamja përmbajtësore.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido e njohu Kryeministrin mbi procesin e dixhitalizimit të dokumenteve dhe aksesin online që ofrohet për gjithë të interesuarit përmes regjistrimit me një kartë elektronike.

Kjo, sipas tij, siguron lehtësi si për institucionin edhe për studiuesit apo studentët.

Të gjitha dosjet, tha Bido, janë në sistemin elektronik. “Ne kemi rritur kapacitetin skanues nga 600 dokumente në ditë në 11701 dokumente në ditë, pra në 10 ditë pune ne skanojmë aq sa skanohej në një vit”, tha Drejtori i Arkivës së Shtetit.

Po ashtu, Kryeministri inspektoi edhe laboratorin e ri Qendror të Restaurimit, një strukturë e re ku do të përqendrohen proceset e restaurimit jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here