E ardhmja e Allegrit është ende në dilemë. Pasditen e sotme do të zhvillohet një takim ndërmjet presidentit të Juventusit, Agnelli dhe teknikut italian.

“Corriere dello Sport” ka zbuluar listën me kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar Allegrin tek Juventusi, shkruan SYRi.net.

Antonio Conte, Deschamps, Pochettino dhe ëndrra Guardiola janë 4 emrat më të përfolur për t’i besuar projektin e ri ku do të synohet triumfi në Champions League.

Në krahun tjetër PSG-ja kërkon të përfitojë nga situata pasi i ka propozuar Allegrit një kontratë 3-vjeçare ku në rast se pranohet atëherë ai do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.