Historikisht është këshilluar që të flihet gjumë në krahun e djathtë, pasi kështu nuk ushtrojmë tension në anën e zemrës, por ekspertët rendisin pesë arsye për të mos e bërë më këtë gjë. 1-Një qarkullim më të mirë limfatik- Sistemi limfatik transporton më lehtësisht toksinat nëse ato drejtohen drejt anës së majtë të trupit.

2- Ndryshe nga sa thuhej, është më mirë për zemrën– Për zemrën është më mirë të pompojë gjak përgjatë trupi kur aorta është e orientuar drejt anës së majtë të trupit. 3- Përmirëson tretjen- Nëse flini në të majtë acidet gastrite nuk pësojnë rikthim në ezofag pasi kjo e fundit lidhet me stomakun në anën e djathtë. Fjetja në të majtë përmirëson tretjen dhe shmang djegien e stomakut.

4- Veçoritë anatomike- Stomaku dhe pankreasi shtrihen në anën e majtë të trupit. Nëse flejmë në anën e djathtë stomaku tenton të ushtrojë tension mbi pankreasin duke penguar aktivitetin. 5- Një lehtësim për shpretkën-Gjatë gjumit toksinat transportohen drejt shpretkës më lehtë në anën e majtë, dhe mund të largohen në mënyrën më të mirë nga organizmi