Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se dialogu me Kosovën është një rrugë e gjatë. Vuçiç është shprehur se ndihet i shqetësuar nga fakti se “në Serbi, ne nuk po e kuptojmë se çfarë po ndodh në Kosovë”. “Ne serbët, nuk duam ta shohim realitetin dhe sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më shumë probleme do t’i hapim vetes. Është më e lehtë ta mbajmë kokën në rërë dhe të tregojmë përralla. Nuk është problem për mua, por duket se ne serbët dhe shqiptarët jemi rritur me përrallat e Andersenit dhe vëllezëeve Grim”, tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetari Petar Gajiç në lidhje me idenë e delimitimit, e hedhur fillimisht nga Dobrica Qosiç dhe Zoran Xhinxhiç, Vuçiç është shprehur se ai vetë e ka paraqitur një ide të tillë kur situata në Kosovë ishte dhjetë herë më e keqe se në kohën e tyre.