Ditën e sotme në orën 10:00 delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.  Kjo është hera e parë që ekipi negociator udhëton drejt Brukselit pas mandatimit në Kuvendin e Kosovës, pa votat e LDK dhe Vetëvendosja, të cilat janë shprehur kundër dialogut.

Mediat e Kosovës e kanë cilësuar takimin më shumë si konsultues sesa negociues. Por edhe pse pala kosovare do të jetë e pranishme në takimin me Mogherinin, Serbia ka vendosur bojkotimin e saj për shkak të taksës 100 % mbi mallrat e saj që hyjnë në Kosovë. Lidhur me bojkotin zëdhënësja e Këshillit Europian Maja Koçijançiç është shprehur se dialogu mes dy vendeve do të vijojë. “Dialogu politik i Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe asgjë nuk do të ndryshojë këtu”.

Sipas Koçijançiç, gjatë takimit të sotëm do të diskutohet në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradit.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here