Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se nëse në dialogun Kosovë-Serbi, Prishtina do të kërkojë përfshirjen e SHBA-ve, atëherë Beogradi do të thërrasë Rusinë.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të ftojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, tha Daçiç.

Sipas Daçiç, përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikës në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës u njoftua nga vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili i dërgoi letra Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij Hashim Thaçit, duke i ftuar ata për të arritur një marrëveshje në interes të “të dyja palëve”.